Për herë të dytë brenda pak javësh, mjetet e punës të një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e guroreve në Mamurras janë përfshirë nga flakët në rrethana të dyshimta.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ku disa ekskavatorë dhe mjete të tjera të rënda pune janë shkrumbuar nga zjarri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është vendosur në mënyrë të qëllimshme.Kompania është në pronësi të shtetases me iniciale R.K., ndërsa ky është sulmi i dytë i regjistruar ndaj saj brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Edhe ngjarja e parë ishte dyshuar si zjarrvënie e qëllimshme, por autorët nuk janë identifikuar dhe rasti mbetet ende i pazbardhur.Rasti i fundit është denoncuar pranë autoriteteve dhe grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, si dhe për të verifikuar nëse kemi të bëjmë me një akt të qëllimshëm, duke mos përjashtuar asnjë pistë hetimore.Përsëritja e kësaj ngjarjeje ndaj së njëjtës kompani ka ngritur dyshime se mund të bëhet fjalë për sulme të organizuara, ndërsa pritet që hetimet të hedhin dritë mbi autorët dhe motivet e mundshme.

https://youtu.be/EtYHOs6ueuo

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVARRIMET ME LEJE DHE ME PAGESË NË LEZHË
Artikulli tjetërANXHELA PERISTERI ÇEL SEZONIN E AKTIVITETEVE VERORE NË SHKODËR