
Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Mamurras, ku persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar një subjekt privat dhe i kanë vënë flakën mjeteve të rënda.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 02:00, pronari i një guroreje, shtetasi F. K., ka njoftuar Policinë se disa persona kanë goditur rojën e objektit, shtetasin B. X., 45 vjeç, dhe më pas i kanë vënë zjarrin tre ekskavatorëve.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 02:00, shtetasi F. K., pronar i një subjekti (gurore) në Mamurras, ka njoftuar Policinë se persona të paidentifikuar kanë goditur rojën e subjektit, shtetasin B. X., 45 vjeç, dhe më pas u kanë vënë flakën 3 mjeteve të rënda (ekskavatorë). Si pasojë e zjarrit është djegur edhe një kontejner. Menjëherë është ngritur grupi i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.






