Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 23.12.2022, rreth orës 03:25, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur plotësisht 2 automjete të parkuara në rrugë, automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. D., 22 vjeç dhe automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D., 20 vjeç (vëllezër), banues në Shkodër. Gjithashtu, është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K. L., 40 vjeç, banues në Shkodër.

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakSTUHIA ARKTIKE GODET SHBA-NË, I FTOHTI MUND TË SJELLË KRISHTLINDJET MË TË AKULLTA NË DEKADA! ANULOHEN MIJËRA FLUTURIME
Artikulli tjetërGJIKNURI PËR AVOKATIN E POPULLIT: NUK MUND TË VOTONIM KANDIDATIN E OPOZITËS, ISHTE TEPËR I POLITIZUAR