Një autobus i linjës Shqipëri-Greqi është përfshirë nga flakët duke u djegur plotësisht.

 

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi nuk ka pasur asnjë pasagjer brenda. Autobusi ishte i parkuar në momentin që u dogj rreth orës 18:00 të mbrëmjes së sotme, ndërsa dy zjarrfikëse kanë shuar zjarrin.

Sipas të dhënave të para zjarri ka nisur pas një defekti në motor, ndërsa autobusi mësohet se është i një shoqërie shqiptare udhëtimi dhe kishte dërguar 30 pasagjerë në Greqi.

Artikulli paraprakKUVENDI HAP DYERT PËR QYTETARËT ME RASTIN E FESTAVE TË NËNTORIT
Artikulli tjetërKISHTE PLAGË NË KOKË, MBËRRIN I VDEKUR NJË PERSON