Autoambulanca e fshatit Theth që ishte në administrim të kryeplakut të kësaj zone Gjon Deda është djegur në flakë

.Ngjarja ndodhi në fshatin Shtoj I Ri të Shkodrës ku mjeti tip iveco autoambulancë me targa MA 10 29 B e fshatit Theth në administrim të 56-vjecarit Gjon Deda ka marrë flakë në kohën kur ishte parkuar në oborrin e banesës së këtij të fundit.Sapo kanë marrë informacion në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë.Grupi hetimor në vendin e ngjarjes nisi veprimet ku paraprakisht dyshohet për një shkëndije elektrike, ndërsa mësohet se është bërë shoqërimi I disa personave si të dyshuar.Në një deklaratë për mediat I afërmi I familjes Deda, Kolë Bungu rrëfeu momentet se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa dyshon për zjarrëvënie të qëllimshme. Shoferi I ambulancës njëherësh kryeplaku I fshatit Theth prej disa ditësh ndodhet në Itali ndërsa për ngjarjen është vënë në dijeni pas disa orësh.Në momentin e djegies së ambulancës asnjë prej familjarëve të tjerë nuk ndodheshin në shtëpi, sepse gjatë sezonit të verës administrojnë biznesin e tyre privat në zonën turistike të Thethit.

Artikulli paraprakBLUSHI: PASOJAT E DËSHTIMIT TË REFORMËS I PAGUAJNË QYTETARËT
Artikulli tjetërISH – TË PËRNDJEKURIT, SHPËRNDAHET KËSTI I 6-TË I DËMSHPËRBLIMIT