Fundjava në Shkodër nuk ka qënë e qetë pasi një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët , paraditen e së dielës në lagjen Skënderbeg.

Bëhet me dije se kati i dytë I banesës dhe kuzhina janë djegur plotësisht. Fatmirësisht bëhet me dije se në vendngjarje nuk ka të plagosur apo viktima , por dëme të shumta materiale . Menjëherë në vend ngjarje ka mbërritur zjarrëfiksja e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarrrit. Si shkak I këtij zjarri mendohet të ketë qënë energjia elektrike .