Digjet dhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit, asnjë kandidat

Siç ishte parashikuar digjet dhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Seanca e mbledhur në orën 15:00 zgjati vetëm 5 minuta, dhe ishte thjesht formale, dhe u ezaurua pa asnjë kandidat të propozuar. Edhe sot dy bashkryetarët e mazhorancës, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, thanë se po presin opozitën që të përfshihet në proces, në mënyrë që Presidenti i ri të jetë mbi palët. Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës zhvillohen 5 raunde votimi; në 3 raundet e para kreu i shtetit zgjidhet me 84 vota, ndërsa në dy raundet e fundit zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 71 votash. Nëse Kuvendi nuk do të arrijë të zgjedhë Presidentin edhe në raundin e pestë ai shpërndahet dhe shkohet në zgjedhje, të cilat zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij

Artikulli paraprakSHEMBET NJE PJESE RRUGE NE AKSIN RRUGOR MES-URE E SHTREJTE
Artikulli tjetërKOALICIONET, KQZ S’MERR VENDIM BIBA: PRESIM DERI NË DATË 29 PRILL