Qyteti i Shkodrës ka përbyllur festimet 4-ditore të karnavaleve tradicionale.

Qindra qytetarë shkodranë ndoqën performancat e shumta të aktorëve dhe nxënësve të shkollave të qytetit në ditën kulminante të karnavaleve. Për orë të tëra, qyteti është kthyer në një ambient festiv me pjesëmarrjen e të gjitha moshave. Dhjetëra fëmijë dhe të rritur ndoqën paradën tradicionale të dordolecit në rrugët e qytetit të Shkodrës, ku në fund u bë edhe djegia si simbolikë për largimin e fenomeneve negative të shoqërisë. Grupi i organizatorëve kishin konceptuar aktiviteteve të shumta kulturore të shtrira në 4 ditë. Kjo festë që prej vitesh e ka bërë qytetin e Shkodrës të veçantë, edhe këtë vit atmosfera festive me angazhiumin e artistëve u përcoll me shumë interes. Ndërkohë, nga viti në vit, këto festime po tërheqin vëmnendje jo vetëm të qytetarëve shkodranë, por edhe më gjerë.