Ditën e djeshme ka rënë zjarr në një lokal në fshatin Pulaj Pazh dhe si pasojë është djegur plotësisht. Lokali ishte në pronësi të një shtetases 59 vjecare M.F. Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën shtetasin në kërkim T. N., 50 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Sh. K., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-N. I., 61 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-një 15-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-M. G., 49 vjeç, banues në fshatin Vrakë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, është përfshirë në një aksident me dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. A., 61 vjeç, banues në Shkodër, dhe B. A., 60 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, pasi u konstatua se kishin kryer punime ndërtimi, pa leje;
-P. P., 28 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi u kap duke transportuar 3 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua si provë materiale;
-G. A., 72 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar shtetasi H. A., 73 vjeç, se 72-vjeçari i ka shkatërruar një rrjetë teli, me të cilën kishte rrethuar oborrin e banesës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasja gjermane A. M., 76 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në ambientet e një kompleksi turistik, në fshatin Barbullush. 76-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakLEZHË, FESTIVALET FOLKLORIKE NË NJË LIBËR
Artikulli tjetërKONGRESI BOTËROR I SË DREJTËS VJEN NË TIRANË, LAMALLARI: 5 MIJË PJESËMARRËS