Plot gjysmë ton marijuanë e ardhur nga Shqipëria në drejtim të Mynihut u kap një vit më parë. Me këtë sasi marijuane, i gjithë Mynihu do ishte bërë ‘dru’ së paku nga tre herë secili banor.

Por tashmë sasia është djegur. Një zyrtar i doganave tha se bëhet fjalë për 3.8 milionë njësi konsumi. Sipas tij, kjo marijuanë ka një cilësi shumë të mirë. Vlera e saj në treg është 5 milionë euro. Një sistem special filtrash nuk lejon që punonjësit e inceneratorit të bëhen ‘dru’.

Banorët e Mynihut do të përfitojnë nga kjo djegie, pasi ajo do kthehet në energji dhe ngrohje.

Artikulli paraprakKAVAJASI DENONCON ZHDUKJEN E ISH-GRUAS BASHKE ME DY FEMIJET E MITUR
Artikulli tjetërDHUNOHEN DY KISHA NË KORÇË, KUJDESTARI: ËSHTË HERA E PESTË QË TENTOJNË TË VJEDHIN