Vendqëndrimi i rojeve të firmës që po ndërton hidrocentralet në Kurbnesh të Mirditës dhe Zall Gjocaj të Matit është shkrumbuar nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e 31 dhjetorit, Star Plus ka siguruar videon në momentin kur ka rënë zjarri. Fatmirësisht flakët nuk u përhapen në objektet e tjera të firmës.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por nuk përjashtohet mundësia e zjarrvëniës së qëllimshme, pasi banoret e kanë kundërshtuar në vazhdimësi ndërtimin e HEC-eve në zonën e tyre. Ata kanë zhvilluar disa protesta ku nuk kanë munguar përplasjet me policinë dhe drejtuesit e firmës