Një kabull elektrik është përfshirë nga flakët në afërsi të postës në qëndër të qytetit të Shkodrës, duke rrezikuar banesat dhe objektet përreth.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e zjarrfikëse që kanë vendosur nën kontroll situatën duke shuar zjarrin. Për më shumë se 2 orë e gjithë qëndra e qytetit nga sheshi “ Nënë Tereza” në drejtim të muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës ka qenë pa energji elektrike.

Policia po vijon hetimet në lidhje me këtë rast ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të jetë ngarkesa në rrjet që ka shkaktuar fillimisht shkëndijën elektrike dhe më pas zjarrin.

Fundi I vitit të kaluar por dhe ky fillim viti, ka pasur raste në disa kabina eletrike të qytetit të Shkodrës, ku si pasojë e ngarkesës por dhe rrjetit të amortizuar elektrik, energjia elektrike është ndërprerë për orë të tëra, ndërsa disa nga këto kabina eletrike janë përfshirë nga flakët.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPAULA JAKU MERR DETYRËN E RE TEK EKIPI I VLLAZNISË
Artikulli tjetërPËR HERË TË PARË “KLASA E XHUBLETËS”