Një 34-vjeçar me iniciale L.K. është vënë në prangat e policisë pasi për shkaqe që ende nuk dihen i ka vënë flakët një makine tip Benz në pronësi të një 38-vjeçari me iniciale Gj.Sh.

Makina ndodhej e parkuar përpara banesës së tij në fshatin Biçkë të Korçës dhe është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Shtetasi L.K., u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.