Persona të panjohur kanë djegur gjatë natës makinën e shefit të Stacionit të Pikës Kufitare Triport në Vlorë

Ngjarja vjen tre ditë pasi sërish persona ende të paidentifikuar goditën me sende të forta 49 vjeçarin Sadik Ceka. Dyshohet se makinës i është vënë tritol por zyrtarisht policia nuk jep informacion. Banorë të lagjes “Pavarësia” kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm si dhe flakët kanë qenë të mëdha dhe janë shuar nga forcat zjarrfikëse. “Më datë 19.08.2017 rreth orës 03.40, Salla Operative Vlorë njoftohet se në lagjen ”Pavarësia”, është duke u djegur një automjet. Shërbimet e policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar duke u djegur mjetin tip ”Skoda”, në pronësi të shtetasit S.C., (punonjës policie, me funksion shef i stacionit të pikës kufitare Triport)” informoi sot paradite policia e Vlorës

Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin e autorit/ve të kësaj vepre penale. Më 16 gusht tre persona dhunuan me sende të forta shefin e Pikës Kufitare Triport Atë ditë policia kërkon të nënvizonte se në momentin e ndodhjes së ngjarjes, ky punonjës policie nuk ka qënë me shërbim.

Artikulli paraprakEC: 8 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN
Artikulli tjetërQEVERIA HOLANDEZE PËRBALLET ME KËRKESËN: KTHE VIZAT PËR SHQIPTARËT