
Mbrëmjen e sotme është djegur në fshatin Derven në autostradën Thumanë-Kamëz një ‘Porsche’-i luksoz ‘Panamera’.
Në makinë po udhëtonin dy djem të rinj nga Mamurrasi në momentin që është përfshirë nga flakët.
Dy djemtë kanë dalë me shpejtësi nga makina duke shpëtuar pa u lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa si pasojë e ngjarjes është krijuar trafik dhe radhë kilometrike në të dy anët e autostradës.


