Digjet një makinë ,nuk dihen shkaqet

Një makinë tip Citroen mori flakë në lëvizje. Rreth orës 11:15, në autostradën Vlorë-Fier, pranë Novoselës ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Citroen” me targë AA 991 LF, në pronësi të shtetasit A. R. Është bërë e mundur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe shuarja e flakëve të zjarrit ku për pasojë kemi vetëm dëme plotësisht të mjetit. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshëm pasi paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar aksidentalisht.

Artikulli paraprakDROGA NGA SHQIPËRIA NË GREQI, SHKATËRROHET BANDA NDËRKOMBËTARE
Artikulli tjetërVETEVRASJA NE GREQI, BABAI NUK E BESON: TË HETOHET MBI NGJARJEN