Është “djegur” edhe raundi i dytë i procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Në Komisionin e Ligjeve, si opozita ashtu dhe maxhoranca nuk kanë paraqitur asnjë kandidat.

Pritet që në orën 18:00 të mbahet seanca plenare në Kuvend, por që do të zgjasë pak minuta, në mungesë të një emri të propozuar. Të hënën që vjen, do të jetë edhe raundi i tretë, ku Presidenti zgjidhet me 84 vota.

Opozita nëpërmjet kreut të grupit të saj, Enkelejd Alibeaj ka thënë se nuk do të ketë më diskutime me maxhorancën. Kjo e fundit nga ana tjetër ka theksuar se nëse opozita nuk sjell propozimet, atëherë ata do e zgjedhin të vetëm Presidentin në raundin e 4-rt, ku Kushtetuta parashikon që Kreu i ri i Shtetit të zgjidhet me 71 vota.

“Mbetet për t’u parë nëse do të kemi zhvillime sa i përket raundit të tretë. Alibeja ka deklaruar se nëse nuk do të ketë një qëndrim tjetër nga mazhoranca nuk do të propozojë as në raundin e tretë. Ndërkohë në raundin e katër Balla është shprehur se nuk do ta lërë vendin pa president”, tha gazetari Osman Stafa në një lidhje direkte për News24.

Nga ana tjetër Berisha ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e farsës së kryeministrit Rama.

Artikulli paraprakME TELEFON NË TIMON, NDËSHKOHEN NGA POLICIA MBI 1100 SHOFERË, PEZULLOHEN 113 PATENTA NË NJË JAVË
Artikulli tjetërRAMA ZBARDH TAKIMIN ME MINISTRIN E JASHTËM GREK: BISEDA TË FRYTSHME, ME INTERES PËR TË BASHKUAR POPUJT