Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFOTO/ DIGJET NJË SHTËPI NË POSTRIBË, GJENDEN DY TRUPA TË PAJETË
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKU BECI REAGON PAS TRAGJEDISË NË DOMËN TË POSTRIBËS: “DHIMBJE E THELLË PËR HUMBJEN E NJË NËNE DHE DY FËMIJËVE TË SAJ”