Pavarësisht temperaturave të ulëta që kaloi gjithë vendi pak javë më parë, sektori I blegtorisë në qarkun e Shkodrës nuk ka shfaqur problematika.

Sipas kryeveterinerit të qarkut, banorët e zonave malore kanë qenë të përgatitur për situatën e ftohtë, por nëse gjendja e ngricave përsëritet gjatë muajve shkurt apo mars dëmet mund të jenë të mëdha. Probleme janë shfaqur në zonën e Nën-Shkodrës, aty ku nuk pritej. Sipas raportimeve të qytetarëve por edhe institucioneve, gjatë ditëve të ftohta, probleme janë shfaqur në të mbjella dhe peshkim si pasojë e ngricave.

Artikulli paraprakMITROVICË, NIS SHEMBJA E MURIT SERB
Artikulli tjetërBUSHATI: PRITEN TË TJERA PIKA KUFITARE ME MALIN E ZI