Në konferencën për shtyp, 24-orë para sfidës me Dinamon, para mediave ka dalë zv/trajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi, pasi trajneri Martini është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq të marrë në javën e parë. Borshi u shpreh se përballja me Dinamon do të jetë e vështirë, por skuadra shkodrane do të synojë vetëm fitoren.
Borshi theksoi se, pavarësisht se të dyja ekipet futen në fushë si të barabarta, Vllaznia do të kërkojë maksimumin. Ai shtoi se kundërshtari më i fortë që kanë është vetvetja.
Dinamo-Vllaznia do të jetë ndeshja, e cila do të luhet për llogari të javës së dytë të kampionatit, duke filluar nga ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Artikulli paraprakLEZHA E “MBYTUR” NGA TRAFIKU
Artikulli tjetërBIEN TEMPERATURAT/ PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT, 31 GUSHT 2025