“Dinastia Marubi” ekspozohet sot në Amsterdam
Këtë të premte hapet ekspozita “Dinastia Marubi – 100 vite e studios fotografike shqiptare”, në Amsterdam, ku ceremonia e kësaj ekspozite do të përcillet nga afër edhe nga ministrja e Ministrisë së Kulturës, Mirela Kumbaro, bashkë me ministren e kulturës në Holandë,Jet Bussemaker. Kjo ekspozitë do të hapet sot më 16 shtator dhe do të rrijë e hapur deri më 27 nëntor, në Muzeun e Fotografisë së Amsterdamit – FOAM. Në këtë ekspozitë do të shfaqen fotografitë e përzgjedhura nga 1856 deri 1959. Ministrja Kumbaro do të zhvillojë takime zyrtare me Presidentin e Këshillit Kulturor të Holandës, Joop Daalmijer, Drejtoren e Përgjithshme të Operas dhe Baletit Holandez, Els van der Plas, me qëllim të bashkëpunimit në projekte të përbashkëta kulturore