
Është zhvilluar në shkollën e mesme “28 nëntori” ceremonia e diplomimit të 200 maturantëve. Në këtë shkollë, mesatarja e provimeve të maturës është 8.5 ndërsa 52 është numri I maturantëve ekselentë tha drejtorja Albana Bushati.
Ndërkohë, Brisela Kadija, drejtore e zyrës vendore të arsimit në Shkodër uroi maturantët për rezultatet e larta.
Për maturantët më të mirë u shpërndanë edhe disa certifikata mirënjohjeje. Shkolla “28 Nëntori” hapi dyert në vitin 1922 duke qenë prej asaj kohe dhe deri më sot një prej shkollave më të mira në vend. Vitin e kaluar ky gjimnaz mori titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti. Në fund të ceremonisë së diplomimit maturantët festuan përfundimin e tre viteve.