Në një atmoserë festive dhe plot emocion, në gjimnazin “28 Nëntori” në Shkodër u zhvillua ceremonia e diplomimit të 207 maturantëve, të cilët mbyllën një etapë të rëndësishme të jetës së tyre arsimore. Drejtoresha e shkollës, Albana Bushati bëri të ditur se mesatrja e rezultateve në provimet e maturës shtetërore është 8.5, ndërsa 60 maturantë kanë arritur rezultate ekselente.

Ndërkohë, Brisela Kadija drejtore e zyres vendore të arsimit në Shkodër uroi maturantët për rezultatet e larta.

Gjatë ceremonisë, maturantëve më të dalluar iu shpërndanë çertifikata mirënjohje për arritjet e tyre.Gjimnazi “28 Nëntori” I themeluar në vitin 1922 mbtete një nga institucionet arsimore të vlerësuara në vend.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTEMPERATURAT E LARTA, TË MOSHUARIT MË TË RREZIKUARIT
Artikulli tjetërPEZULLOHET ISH-DREJTORI I POLICISË SË SHKODRËS, GENTJAN BERBERI