Studentët e degës pikturë-grafikë në universitetin e arteve në Shkodër kanë mbrojtur diplomat e tyre me punime te ndryshme të realizuara.
Një kreativitet i larmishëm që u vlerësua edhe nga pedagogët. Ka patur vështirësi për shkak të kushteve ndërsa studentët pas diplomimit kanë një të ardhme të sigurtë thotë Jahja. Një prej studenteve që u diplomua, Selma Bardhi tregon jo vetëm për emocionet por edhe punimin e saj. Pas disa problemeve, universiteti i arteve arriti të mbijetojë në Shkodër dhe tashmë me artistët e rinj në gjitha degët synon t’i japë një zhvillim më të madh artit dhe kulturës në Shkodër.