200 studentë të fakultetit ekonomik në Shkodër i kanë dhënë fund studimeve të larta, në një ceremoni përmbyllëse me pjesmarrjen e prinderve, pedagogeve dhe drejtuesve të këtij fakulteti.

Të pranishëm në sallë ishin dekania e universitetit,znj.Blerta Dragusha,zëvëndës rektori,z.Ilir Berhani,pedagogë ,student dhe prindër. Në kuadrin e 60 vjetorit të fakultetit ,znj Blerta Dragusha u shpreh shumë e lumtur.

Ky ishte brezi i 20-të i të diplomuarve ku rreth 200 studentë u nderuan me marrjen e diplomave përkatëse. Ndër të tjera,znj.Dragusha tha se jemi në prag të hapjes së një masteri profesional në administraten publike. Takimi u mbyll me falenderime dhe emocione të shumta si nga ana e studentave ashtu edhe nga ana e pedagogëve të pranishëm në sallë.