
Medreseja e vajzave “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër ka zhvilluar mbrëmjen e maturës. Pas mbylljes së një cikli tashmë këto nxënëse të diplomuara do të nisin një rrugëtim të ri në jetën e tyre tejet të rëndësishëm.
Myftiu i Shkodrës tha se shoqëria është e sigurtë përmes këtyre maturantëve ndërsa kryetarja e bashkisë Voltana Ademi e quajti një ditë të shënuar.
Atashehu i çështjeve të arsimit në ambasadën e Turqisë në Shqipëri Hasem Sulltan Olluk u shpreh se ceremonia e diplomimit të vajzave të medresesë do lërë gjurmë tek ai.
Drejtori i medresesë së vajzave Kujtim Dervishi tha se ajo shkollë është ndër më të frekuentuarat
Medreseja e vajzave në Shkodër është një ndër institucionet më të rëndësishme të arsimit duke patur gjithnjë në gjirin e saj nxënëse të talentuara të cilat japin më pas kontribut për shoqërinë.


