
Policia e Lezhës ka proceduar penalisht disa shtetas për vepra të ndryshme penale, pergjate 24 oreve te fundit. Sipas bluve Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin Ll. L., i cili dyshohet se ka kryer punime ndërtimi pa leje.Ndërkohë, shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin kanë nisur procedim penal për shtetasit A. D., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Ll., 51 vjeç, banues në Lezhë, të cilët janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta.Gjithashtu, një 42-vjeçare nga fshati Piraj i Lezhës ka kallëzuar në polici se vëllezërit e saj, S. N., 53 vjeç, dhe M. N., 51 vjeç, nëpërmjet një prokure të posaçme të lidhur me prindërit e tyre, i kanë hequr asaj të drejtën e pronësisë mbi një sipërfaqe toke bujqësore. Hetimet mbi këtë rast vijojnë.Policia bën me dije se materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.






