E gjitha çfarë ndodhi në ndeshjen Vllaznia-Partizani që u mbyll në barazim 1-1 nuk ka kaluar në heshtje për federatën shqiptare të futbollit.

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka ndëshkuar Vllazninë por edhe trajnerin e këtij ekipi Armando Cungu. E çuditshme është se disiplina nuk ka prekur askend në radhët Partizanit edhe pse dhuna nisi nga ana e kryeqytetasve. Në këtë mënyrë disiplina ka vendosur që për shkak të ofendimeve në kor bashkë me Flamurtarin dhe Kukësin të dënojë edhe Vllazninë me 50 mijë lekë gjobë bazuar në nenin 66 të Kodit të Disiplinës Sportive. Nuk janë mjaftuar me kaq por disiplina ka dënuar edhe teknikun Cungu. Trajneri shkodran për protesta me gjeste dhe fjalë ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes ku Vllaznia luajti me Partizanin në fundjavë në Shkodër është pezulluar me dy ndeshje bazuar në nenin 48 të Kodit të Disiplinës Sportive. Këto janë vendimet e marrë sëfundmi dhe në ato vendime nuk ka asnjë ndëshkim për lojtarët e Partizanit apo edhe stafin e tyre të cilët edhe ata u futën në fushën ashtu si Cungu duke debatuar me arbitrat madje duke patur edhe pretendime për gjykimin, të shprehura edhe publikisht. Për çudi nuk është dënuar as Gomez, lojtari i cili shumë qartë shfaqet në pamje duke goditur Krymin në fytyrë i cili ka pësuar edhe një çarje në buzën e tij nga ajo goditje. Nëse arbitrit Meta i ka shpëtuar, qartazi Komisioni i Disiplinës ka treguar njëanshmëri në këto vendime duke qenë se është ndëshkuar vetëm Vllaznia. Këto vendime nuk tregojnë asgjë më shumë vetëm se punohet me dy standarte ashtu siç po tentohet që Partizani po ndihmohet me çdo formë për të fituar titullin kampion.

Artikulli paraprakVUCI: 8 VENDET ARABE ENDE NUK E KANË NJOHUR KOSOVËN
Artikulli tjetërLICI: VLLAZNIA NUK VODHI ASGJË PËRBALLË PARTIZANIT