Divorcet jane gjithnje e ne rritje ne Shkodër, por një nga arsyet qe janë evidentuar se fundmi, jane edhe ato të cilët lidhen me diskriminimin gjinor,ceshtje qe lidhen drejtperdrejtë me nderin.

Avokatja Edlira Grabova ne nje interviste per mediat eshte shprehur se dhunuesit fshihen pas argumentave te theashethemeve te cilet lidhen edhe me mentalietin. Por ne gjykatën e rrethit gjyqesor te Shkodres keto ceshtje sipas avokates Grabova trajtohen me mjaft profesionalizem. Avokatja ka terhequr vemendje ne nevojen per kujdes në trajtimin me doreza të cështjeve delikate sic janë cështjet e nderit, nga ana e institucioneve të rëndësishme publike sic janë gjykata ose prokuroria por dhe ne media ku shpesh liria e shprehjes cenon integritetin njerezor. Sipas statistikave, sot një e pesta e krimeve në botë janë krimet kundër grave, një shifër prej rreth 396.000 gra dhe vajza, ku një pjesë e mirë janë minorene. Nëse do t’i referoheshim statistikave në lidhje me kriment e nderit, mund të themi që 42% e këtyre krimeve në botë, janë kryer për shkak të sjelljes së papërshtatshme apo marëdhënieve jashtë martese të viktimës,ndërkohë që 71 % për shkak të sjelljeve jashtë kultutës mbizotëruese, në të cilën jeton viktima.

Artikulli paraprakTENSIONOHET SËRISH SITUATA NË KUVEND
Artikulli tjetërPËRFAQËSUES TË MYFTINISË NË BASHKINË SHKODËR