NëBibliotekën Publike “Marin Barleti”u zhvillua një takim i veçantë i Klubit të Librit “Mësojmë nga e kaluara”, ku u trajtua libri memuaristik “Nëpër shtigjet e ferrit” i Viktor Martini. Përgjegjësja e projekteve në AIDSSH, Brunilda Çërraga, u shpreh se zgjedhja e këtij libri u bë për shkak të vlerës së tij si dëshmi e persekutimit dhe diktaturës.
Qëllimi i këtij aktiviteti është afrimi i të rinjve dhe mësuesve me historinë përmes fateve konkrete njerëzore dhe materialeve autentike arkivore, duke e bërë të kaluarën më të kuptueshme dhe më të prekshme.
Në përfundim të aktivitetit, u theksua rëndësia e vijimit të nismave të tilla që ndërthurin librin memuaristik me dokumentin arkivor, si një mënyrë për të ruajtur kujtesën historike dhe për të forcuar ndërgjegjësimin qytetar tek brezat e rinj.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROGRAMI I VETËPUNËSIMIT, APLIKIMET DERI ME 4 QERSHOR
Artikulli tjetërMYFTINIA SHKODËR PËRCJELL HAXHILERËT PËR NË MEKË