ka mbledhur në një tryezë rajonale diskutimi disa prej kryetarëve të bashkive të veriut për projektligjin e financave vendore.

Drejtori i USAID për qeverisjen vendore Kevin McLaughlin vlerësoi këtë projektligj.VENDORE “Është një projektligj që është menduar mirë nga ministria e financave dhe besoj se do t’i shërbejë ndjeshëm bashkive. Vjen në një moment të duhur pas reformës territoriale dhe se do të ndihmojë në zgjidhjen e shumë problemeve që njësitë vendore kanë aktualisht”. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi shpreson që diskutimet e pushtetit vendor për projektligjin e financave të merren parasysh nga qeveria sepse deri tani nuk ka ndodhur ndërsa kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj e quajti një ligj që hap frymëmarrjen. Më pas gjatë këtij takimi që është ndërmarrë nga USAID në të gjithë Shqipërinë kryetarët e bashkisë kanë diskutuar sëbashku me ekspertët për të ardhur më pas me një draftprojekt të financave vendore që t’u shërbejë të gjitha bashkive pavarësisht përkatësive politike.

Artikulli paraprakFUSHATA – SHTËPI MË SHTËPI, NË FSHAT E QYTET, PËR TË MBLEDHUR ARMËT PA LEJE
Artikulli tjetërOBAMA MBËRRIN NË ATHINË, MBËSHTETJE PËR KRIZËN EKONOMIKE