Ka nisur në sheshin Skënderbej grumbullimi i protestuesve për të 59-ën ditë.

Si çdo ditë tjetër, protestuesit nisin grumbullimin në sheshin Skënderbej, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, aty ku do të stacionohen dhe do të mbajnë fjalimet.

Protesta e djeshm u karakterizua nga një sërë tubimesh dhe marshimesh në pika të ndryshme të Tiranës. Qytetarët nisën protestën që në orët e mëngjesit para Kuvendit, ku kundërshtuan zhvillimin e seancës plenare. Zona përreth Parlamentit u rrethua nga forca të shumta policie, ndërsa gjatë përpjekjeve të protestuesve për t’iu afruar godinës pati tensione me efektivët. Gjatë protestës disa persona u shoqëruan nga Policia.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPRESIDENTI BEGAJ PRET MINISTRIN E JASHTËM KROAT, GRLIĆ-RADMAN: MIRËNJOHJE PËR MBËSHTETJEN NDAJ SHQIPËRISË NË PROCESIN E INTEGRIMIT
Artikulli tjetërKONFLIKTE PËR MOTIVE PRONËSIE MES DY FAMILJEVE NË PUKË, PLAGOSEN DY PERSONA, NJË I SHOQËRUAR