22 tetori njihet si dita botërore e belbëzimit, një ditë që synon të nisë ndergjegjësimin për këtë çregullim të të folurit tek fëmijët. Logopedia, në Shkodër Dea Kraja foli për këtë temë shumë të rëndësishme që prek shumë prindër . Belbëzimi ndahet në tre forma kryesore, por më i shpeshti është belbëzimi zhvillimor, i cili shfaqet zakonisht në moshat 2 deri në 5 vjeç. Shkaqet e belbëzimit mund të jenë të ndryshme, përfshirë faktorët gjenetikë, dhe është vërejtur se prek më shpesh djemtë sesa vajzat, tregon Kraja.
Logopedja theksoi se edhe pse belbëzimi në moshën 2–5 vjeç mund të jetë pjesë e zhvillimit normal, kur ai vazhdon pas moshës 5 vjeç, duhet parë si shqetësim që kërkon vëmendje profesionale.
Trajtimi i hershëm është kyç për të shmangur që belbëzimi të bëhet i qëndrueshëm dhe të ndikojë në vetëbesimin e fëmijës.
Në Ditën Botërore të Belbëzimit, Dea Kraja apelon për më shumë ndërgjegjësim dhe përfshirje të prindërve, mësuesve dhe shoqërisë në mbështetje të fëmijëve që belbëzojnë

Artikulli paraprakSAMITI I PROCESIT TË BERLINIT, RAMA DHE KURTI NË LONDËR
Artikulli tjetërVIJON PUNA PËR TRANSFORMIMIN URBAN TË LAGJES