
14 qershori shënon ditën botërore të dhurimit të gjakut. Në kuadër të kësaj dite, Kryqi I Kuq dega Shkodër zhvilloi një fushatë sensibilizuese në qendër të qytetit ku informoi qytetarë të ndryshëm mbi rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut. Vera Gjinaj, koordinatore e Kryqit të Kuq tha se nevjat për gjak janë të shumta.
Ndërkohë, një nga studentet Migena Zhuri dha mesazhin e saj në këtë ditë.
Shpesh herë janë zhvilluar fushata të ndryshme për sensibilizimin e popullatës mbi rëndësinë e dhurimit të gjakut, pasi banka e gjakut Shkodër ka mungesa të shumta të njësive të cilat duhen për personat që bëjnë dializën, për pacientët talasemikë, aksidentet dhe jo vetëm.