Ne kuader te dites boterore te drejtesise sociale Shoqata “Shpresa” organizoi nje aktivitet sensibilizues mbi drejtesine sociale per personat me aftesi ndryshe te fokusuar ne fushen e punesimit ku te pranishem ishin perfaqesues te Zyres se Punes, Sherbimit Social dhe Bashkise Shkoder.

Ne fjalen e ti president ii shoqates Luigj Mila theksoj se per kete kategori ashtu si ne Shkoder edhe ne gjithe Shqiperine nuk behet sa duhet per integrimin dhe punesimin e tyre. Ndonese numri i kerkesave eshte mjaft i larte, vbetem 10 prej personave me aftesi ndryshe kane arritur te punesohen nga Zyra e Punes. Ndersa drejtoresha e Sherbimit Social Valbona Tula beri te ditur se se shpejti do te implementohet skema e re per personat me aftesi ndryshe. Gjate ketij takimi te pranishmit teksa kerkuan bashkepunimin e te gjitha aktoreve per nje vemendje me te madhe ndaj kesaj kategorie , ata vleresuan punen e Shoqata “Shpresa” per 21 vite me radhe ne qytetin e Shkodres.