
Në kuadër të ditës botërore të gjuhës amtare, nxënësit e qytetit të Shkodrës realizuan një bisedë me pedagogen Bora Logu e cila prej vitesh jep mësim në departamin e gjuhësisë në universitetin “Luigj Gurakuqi” . Përmes pyetjeve të tyre drejtuar pedagoges, të rinjtë kishin mundësi të mësonin më shumë lidhur me historikun e gjuhës shqipe.
Pedagogia Logu ka veçuar disa ndër problematikat që hasim sot në gjuhën shqipe. Erjona Lloja është një ndër nxënëset e cila ishte pjesë e këtij takimi.
Takimi i organizuar sot në biblotekën e universitetit “Luigj Gurakuqi” mes nxnësve dhe pedagoges Bora Logu, u realizua falë iniciatës së ish studentës në degën gjuhë letërsi, Sabina Shelegu e cila aktualisht sot ushtron profesionin e saj edhe si pedagoge e kësaj dege në qytetin e Shkodrës.