“Gjurmë të arabishtes në trashëgiminë shekullore” ishte tema e aktivitetit të organizuar sot nga Myftinia Shkodër në bashkëpunim me Medresen “Haxhi Sheh Shamia” në kuadër të ditës botërore të gjuhës arabe. Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari tregoi disa ndër gjurmet e mbledhura të hoxhallarëve në Shkodër që nga 95 e deri më sot.

Teologu Arben Halluni foli për rëndësinë e gjuhës arabe në jetën e përditshme.

Drejtori i medresesë “Haxhi Sheh Shamia” Kujtim Dervishi tha se ky aktivitet synon të nxisë vlerën e gjuhës arabe.

Në hollin e medresesë së degës së djemve u zhvillua një ekspozitë “Arti I kaligrafisë arabe”. Në fund të aktivitetit, medreseja “Haxhi Sheh Shamia” I dhuroi një çertifikatë mirënjohje myftiut të Shkodrës Imam Muhamed Sytari.

Artikulli paraprakMË TË MIRËT E 2024
Artikulli tjetër“NJË SKENË PËR TË GJITHË, MUZIKA NA BASHKON”