Në kuadër të Ditës Botërore të Gjuhëve të Huaja, në Bashkinë e Shkodrës u zhvillua një aktivitet festiv ku morën pjesë nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit. Në një panair të veçantë, ata prezantuan punime krijuese dhe kulturore në gjuhë të huaja, duke përcjellë mesazhin e rëndësisë së të mësuarit dhe të komunikimit ndërkulturor. Zv/kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Teuta Qyteza, drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Shkodër, znj. Brisela Kadia, si edhe dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Edlira Bushati, në fjalën e tyre vlerësuan përfshirjen dhe kreativitetin e nxënësve, duke theksuar rolin e gjuhëve të huaja si urë komunikimi dhe zhvillimi për të ardhmen.
Ky aktivitet shënoi një mundësi për të promovuar diversitetin kulturor dhe për të nxitur të rinjtë drejt mësimit të gjuhëve të huaja, si një pasuri e domosdoshme në shoqërinë bashkëkohore.

Artikulli paraprakVIJON PUNA NË URËN E BAHÇALLËKUT
Artikulli tjetërRRUGA NË SHTOJ TË RI E AMORTIZUAR