Në kuadër të 4 Prillit, Ditës Botërore të Kafshëve të Rrugës, në Shkodër u zhvillua një aktivitet ndryshe në dy strehëzat e qenve të Bashkisë, duke sjellë një atmosferë të veçantë dashurie dhe përkujdesjeje për 4-putroshët.
Turistë të huaj, të pranishëm në qytet, iu bashkuan kësaj nisme, duke kaluar disa orë pranë qenve të strehëzës. Ata i nxorën për shëtitje, luajtën me ta dhe dhuruan përkujdesje, ndërsa u shprehën se kjo ishte një përvojë e veçantë.
Pjesë e kësaj dite u bë edhe një moment mjaft emocional për banorët e Shtëpisë së të Moshuarve, të cilëve iu plotësua një dëshirë e kahershme: të kalonin kohë me qentë e strehëzës. Falë angazhimit të vullnetarëve, disa prej qenve u dërguan pranë tyre, duke sjellë buzëqeshje, ngrohtësi dhe një atmosferë të veçantë në ambientet e kësaj shtëpie.
Kjo iniciativë vjen si një mesazh i qartë për rëndësinë e kujdesit ndaj kafshëve të rrugës, por edhe si një dëshmi se përmes gjesteve të vogla mund të krijohen lidhje të mëdha njerëzore.

Artikulli paraprakLEGALIZOHEN OBJEKTET E KULTIT NË MIRDITË
Artikulli tjetërPRESIDENTI BEGAJ URON BESIMTARËT: KJO DITË E SHENJTË TË SJELLË GËZIM, PAQE DHE BEKIME NË FAMILJET TUAJA