Ndryshe nga ditët e tjera sot Nexhmie Rakipin nuk e gjejmë në rrugë duke lypur për bukën e gojës por në një prej kësollave në të cilat jetojnë komuniteti rom në Shkodër. Ditët e fundit për shkak të shiut të vazhdueshëm 62 vjeçarja nuk ka mundur të dalë në rrugë për të lypur dhe kjo gjë ka bërë që ajo dhe bashkëshorti i saj të mbesin pa ngrënë. Rritja e çmimeve e ka bërë akoma dhe më të vështirë jetesën e tyre.

E moshuara tregon se problemet me shëndetin e kanë kufizuar atë për të punuar ashtu si të gjithë të tjerët.

62 vjeçarja ka edhe një thirrje për të gjithë ata qytetarë që kanë mundësi ta ndihmojnë.

Dita botërore e komunitetin rom i gjen këta dy të moshuar ashtu si dhe gjithë komunitetin rom që jeton në periferi të Shkodrës, duke u përballur me shumë vështirësi.

Artikulli paraprakPAS PUTINIT EDHE LUKASHENKO NA FUT NË ‘LISTËN E ZEZË’! QEVERIA E BJELLORUSISË MIRATON LISTËN E VENDEVE ARMIKE, MES TYRE DHE SHQIPËRIA
Artikulli tjetërSHKODËR, MINISTRIA E BUJQËSISË GËNJEU PËR GRIPIN E SHPENDËVE