SENSIBILIZIM PËR PARANDALIM DHE MBROJTJE NGA “VRASËSI I HESHTUR”. 4 shkurti eshte dita boterore e luftes kunder kancerit dhe dite ne te cilen ne te gjithe boten nisin sensibilizimiet per parandalimin, kurimin dhe mbrotjen nga ky vrases i heshtur i njerezimit.

Kjo sëmundje e rëndë që mund të shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit dhe është përgjegjëse për 20 % të vdekjeve që ndodhin në Europë. Çdo vit, mbi 3 milionë raste të reja diagnostikohen me kancer. Kanceri mbetet sëmundja e dytë me numrin më të lartë të vdekjeve, pas patologjive kardiovaskulare. Kete vit kjo dite ka si mesazh kryesor “Kanceri Jo i pamundeshem” i cili thekson nevojen per ndermarrjen e veprimeve ne menyre qe te nxise luften globale kunder kancerit ne nje nivel krejt te ri. Ndaj edhe sektori i edukimit dhe promocionit shendetesor prane DSHP eshte i angazhuar per te bere nje fushate ndergjegejsimi me personelin shendetesor ne qendrat shendetesore dhe polikliniken e specialtiteteve sepse shume kancere kane nje shanc te larte per shërim nese zublohen heret. Ne mbeshtetje te kesaj fushate jane dhe materialet ndergjegejsuese qe stafi i zyres ka pergatitur dhe do te shperndaje gjate gjithe muajit shkurt. Ng ate dhenat kurba perfaqesuese e kesaj semundjeje ka pesuar rritje per rrjedhoje edhe mesatarja e vdekshmerise keshtu paraqitet emergjent sensibilizimi i komunitetit per rrezikshmerine shoqerore qe paraqet mosinformimi per kete semundje vdekjeprurese. Ne qarkun e Shkodres 0.3 % e grave jane te prekura nga kanceri i gjirit dhe i qafës se mitrës.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/Q-aRTtLvWAI” frameborder=”0″ allowfullscreen ]