Dita ndërkombëtare e muzeve ka shënuar edhe hapjen pas më shumë se dy muajsh të parkut arkeologjik të Kalasë Rozafa në Shkodër. Drejtorja rajonale e Kulturës Kombëtare Majlinda Laçaj ka bërë të ditur turizimi po përballet me një situatë të vështirë në këtë periudhë

Drejtorja Laçaj bën apel për respektimin e masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë si kusht për hapjen e ketij parku arkeologjik.

Mbyllja e kalasë Rozafa në dy muaj ka sjellë humbje të mëdha ekonomike.

Një ndryshim I ndërmarrë muajt e fundit është edhe çmimi I biletës, ku studentët mund ta përfitojnë me zbritje, të gjithë shtetasit shqiptar çdo të dielë të fundit të muajit do të hynë falas në të gjithë muzetë e vendit ndërsa ka zbritje edhe për ata turistë të cilët kërkojnë të prenotojnë një biletë online.