Me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, në ambjentet e fakultetit të Edukimit Fizik u zhvillua një aktivitet sensibilizues i organizuar nga Klubi Studentor “Observe”, Departamenti i Psikologjisë dhe Punës Sociale në bashkëpunim me Klubin Studentor “Vehbi Hoti” nga Departamenti i Mësuesisë.
Ky aktivitet kishte si synim të rrisë ndërgjegjësimin mbi spekterin e autizmit, të promovojë përfshirjen dhe mirëkuptimin në shoqëri, si dhe të sjellë në vëmendje rëndësinë e mbështetjes për individët dhe familjet e tyre.
Pjesë e këtij aktiviteti u bënë studentë e pedagogë ët universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” si dhe specialistë të fushës ku dhanë mesazhet e tyre për ndërtimin e një shoqërie sa më gjithëpërfshirëse.

Artikulli paraprakTË RINJTË PREZANTOJNË IDE DHE PRODUKTE KREATIVE
Artikulli tjetërVAU I DEJËS ,ARRESTOHET 63-VJEÇARI PËR KULTIVIM TË BIMËVE NARKOTIKE