
Dita Botërore e Ndihmës së Parë u shënua edhe në Shkodër, me një aktivitet sensibilizues të organizuar nga dega e Kryqit të Kuq, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Bashkisë Shkodër.
Aktiviteti u zhvillua në qendër të qytetit, ku përmes demonstrimeve praktike dhe këshillave, qytetarët u njohën me mënyrat bazë të dhënies së ndihmës së parë dhe reagimit në situata emergjente.
Aktivistët e Kryqit të Kuq theksuan rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe të duhur, veçanërisht në rastet e aksidenteve, ku ndërhyrja në minutat e para mund të jetë vendimtare për shpëtimin e jetës.
Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e njohurive të ndihmës së parë, si një aftësi që mund të bëjë diferencën në situata të papritura dhe emergjente.


