Arqipeshkëvia Shkodër – Pult organizoi bisedën e hapur “Na I fal fajet tona, jepna paqen tënde” në kuadër të ditës botërore të paqes. Aktviteti I zhvilluar në famullinë “Zoja e Shkodrës” bëri bashkë besimtarë dhe personalitete të cilët përcollën mesazhin e Papa Françeskut. Arqipeshkëvi I Shkodrës, Imzot Giovanni Peragine tha se paqja përvecse është mungesë e konfliktit, është edhe çarmatosje e zemrave tona nga e keqja.

Një mesazh të fundit në Shkodër dha edhe arqipeshkëvi I mëhershëm I Shkodrës, imzot Angelo Massafra.

Paulina Hoti, zëvëndës rektore e universitetit të Shkodrës, nisur nga mesazhi I Atit të Shenjtë tha se rruga drejt shpresës duhet të vazhdojë te secili prej nesh

Në këtë diskutim të hapur u fol për vitin jubilar dhe faljen e mëkateve, ndërsa përfaqësuesit e Kishës Katolike në Shkodër ftuan besimtarët të jenë më të paqtë dhe të mbajnë Zotin afër në ditë.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA I JEP LAMTUMIRËN SABAH BIZIT, HOMAZHE NË ‘LORO BORIÇI’! NJË MINUTË HESHTJE NË NDESHJET E FUNDJAVËS
Artikulli tjetërKONTROLLE PËR MATRIKULLIMIN E BAGËTIVE