Në Ditën Botërore të Poezisë, Presidenti Ilir Meta nuk ka lënë mënjanë edhe mesazhet e forta politike.

Në një postim në Facebook, Meta ka publikuar disa vargje të Fan Nolit. Ai shprehet se vrulli shpërthyes i poezisë ‘Anës Lumenjve’ të Nolit gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullumet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin.

Anës lumenjve’, një nga krijimet më të arrira të Fan Nolit, është padyshim një nga poezitë më popullore dhe më të dashura për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epoke. Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullumet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin, “që nga Shkodra e gjer në Vlorë”. Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, risjell sot disa nga vargjet e kësaj poezie, të interpretuara mjeshtërisht nga artisti ynë i madh Timo Flloko”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA: 25 PRILLI DO TË JETË FITORJA E TË RINJVE
Artikulli tjetërTË INKRIMINUAR NË LISTAT E PD? BASHA IU PËRGJIGJET ASHPËR AKUZAVE DHE ZOTOHET: HIPOKRIZI E MADHE, PAS 25 PRILLIT DO TË BËJMË VETTINGUN E POLITIKANËVE!