Shqiptaret vazhdojne te jene popull ne ikje. Ne diten boterore te refugjateve , Viktor Martini , nje nder shkodranet i cili kontribuoi fuqishem per nderrimin e sistemeve ne Shqiperi, por me pas i zhgenjyer emigroi jashte vendit, tregon shkaqet qe detyrojne shqiptaret te marrin rruget e botes.

Prej me shume se nje dekade Viktor Martini jeton se bashku me familje ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ai i kerkon politikaneve shqiptare te marrin shembullin e ketij vendi te lirise dhe te drejtave, dhe te mos e perdorin imazhin e tij vetem per fushata elektorale.

Emigrantët shqiptarë janë pjesa më e diskriminuar e shoqërisë sonë, edhe pse më kontribuesja në krijimin e vlerave materiale shpirtërore të kësaj shoqërie, në zgrip të ekzistencës, në një kohë traumash dhe krizash kolektive, që po përjetojmë ne kete tranzicion pa limit.

Që kur thyen muret e ambasadave dhe deri më sot kur bota moderne theu shengenin e trishtë europian, këta emigrantë kanë dhënë gjithçka për vendin e tyre, djersën, mundin, gjakun, pasionin dhe ëndrrën që vendi i tyre të ishte një vend i denjë në familjen e madhe europiane.