Në katedralen e Shkodrës “Shën Shtjefni” u kremtua mesha e shenjtë e ditës botërore të Jetës së Kushtuar ose siç njihet ndryshe dita e rregulltarëve dhe rregulltareve të kishës katolike. Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra gjatë predikimit tha se duhet të jemi të gatshëm për të dëgjuar shpirtin e shenjtë.

Një thirrje arqipeshkëvi Massafra e ka për prindërit për të ndihmuar fëmijët e vegjël dhe të rinjtë jeta ka vlerë duke jetuar me Zotin.

Një mesazh dha edhe për rregulltarët dhe rregulltaret e kishës katolike duke i kërkuar që të jenë sa më të bashkuar.

Festa e rregulltarëve është një ditë e rëndësishme për kishën katolike pasi risjell çdo vit në vëmendje jetën e kushtuar ndaj Zotit të këtyre misionarëve të fesë që në moshë të re.

 

Artikulli paraprak100 DITËT E PARA SI KRYEMINISTËR I BRITANISË, RISHI SUNAK: DO RRITET NUMRI I SHQIPTARËVE TË DËBUAR
Artikulli tjetërISH I BURGOSURI POLITIK NË LEZHË, ENDE PA ZGJIDHJE