Ambasada e SHBA në Tiranë kujton dot Ditës Botërore të Shëndetit, duke e lidhur këtë edhe me situatën e pandemisë së koronavirusit, me të cilën po përballet e gjithë bota.

Ambasada amerikane shkruan në “Facebook” se kjo ditë merr kuptim të veçantë, pasi u jemi mirënjohës më shumë se kurrë të gjithë punonjësve të shëndetit në të gjithë botën që po luftojnë COVID-19 çdo ditë dhe po rrezikojnë jetët e tyre, për të shpëtuar tonat!

“7 Prilli shënon festimin e Ditës Botërore të Shëndetit, një ditë për të shprehur vlerësimin tonë për të gjithë punonjësit shëndetësorë të cilët përpiqen çdo ditë për një botë më të shëndetshme.

Këtë vit, kjo ditë merr një kuptim akoma më të veçantë, pasi u jemi mirënjohës më shumë se kurrë të gjithë punonjësve të shëndetit në të gjithë botën që po luftojnë COVID-19 çdo ditë dhe po rrezikojnë jetët e tyre, për të shpëtuar tonat! Bashkohuni edhe ju me këtë ditë, falënderoni një punonjës shëndetësor sot!”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.