7 prilli shënon ditën botërore të kujdesit ndaj shëndetit. Edhe pse në kohë pandemie, disa qytetarë shkodranë të pyetur nga Star Plus bëjnë të ditur se nuk kujdesen sa duhet për shëndetin e tyre.

Qytetarët pohojnë se vizitat të mjeku i kryejnë shumë radhë, ndërsa një pjesë e tyre nuk ndjekin rregullisht as kontrollet periodike çdo gjashtë muaj.

Sipas tyre, neglizhenca për kujdesin ndaj shëndetit vjen edhe si shkak i mungesës së besimit tek sistemi i shëndetësisë në vend.

Dita Botërore e Shëndetit është një ditë globale e ndërgjegjësimit shëndetësor që festohet për çdo vit më 7 prill, nën sponsorizimin e Organizatës Botërore të Shëndetit.